Parlamenti grek ratifikon marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Greqisë, pas marrëveshjes së firmosur që në 11 maj 2018.

Kjo do të thotë se me një patentë shqiptare mund të udhëtohet lehtësisht në Greqi, pa dashur të marrësh patentë ndërkombëtare, dhe anasjelltas edhe për grekët që vijnë në Shqipëri. Kjo vlen për të gjithë ata shqiptarë që udhëtojnë përkohësisht drejt Greqisë për arsye familjare, pune apo pushime.

Kjo kjo marrëveshje e cila mori fuqi zbatimi sot në parlamentin grek, shqiptarët kursejnë rreth 700 euro dhe nuk ka më nevojë që të kryejnë nga e para procedurat për t’u pajisur me leje drejtimi.

Kjo marrëveshje pason marrëveshjen për përdorimin e toponimeve në dokumentet e udhëtimit, heqjen e rezervës për përdorimin e vulës apostile për dokumentet, si dhe regjistrimin pranë zyrave konsullore të fëmijëve shqiptarë të lindur në Greqi nga një ose dy prindërit që nuk kanë leje qëndrimi të rregullt.

Artikulli paraprak‘BURGIM TË PËRJETSHËM’ PËR VRASJE, KËTO JANË 5 PERSONAT MË TË RREZIKSHËM NË SHQIPËRI, POLICIA: NË VIJIM PUBLIKOJMË EDHE 45 TË TJERË
Artikulli tjetërKUÇ, FSHATI QË KËRKON ELEKTRIÇIST