Teksa seanca plenare vijon prej paradites së sotme, Bledi Çuçi është ulur sot për herë të parë në karrigen e kryetarit të Kuvendit për të drejtuar punimet.

Në fund të sesionit të kaluar parlamentar, mazhoranca votoi si kryetare Elisa Spiropalin ndërsa Çuçi mori detyrën e nënkryetarit.

Ndërkohë disa ditë më parë në Asamblenë e Partisë Socialiste, Çuçit iu besua drejtimi politik i qarkut Vlorë. Bashkë me Blendi Klosin ai ishte dje në Vlorë e Sarandë për takimin e parë me strukturat lokale të PS.

Artikulli paraprakREAGON DREJTORI I POLICISË SULAJ PËR DEKLARATAT NË KUVEND
Artikulli tjetërNDRYSHIMET NË LIGJIN PËR ‘URDHRIN E MJEKËVE’, KOÇIU: SHMANGET KONFLIKTI I INTERESIT!