Pas thirrjeve të forta antishqiptare në Bularat, të Gjirokastës nga ekstremistët grekë gjatë varrimit të ushtarit grek Kostandinos Kaçifas
i cili mbeti i vrarë më 28 tetor pas një shkëmbimi zjarri me forcat speciale RENEA, Partia për Drejtësi dhe Integrim ka reaguar për varrimin e minoritarit grek.
Përmes një postimi në rrjetin e saj social në facebook, Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda shkruan se edhe pse nuk flitet keq për të vdekurit, Kacifas nuk është heroi i Bularatit, por turpi i tyre dhe minoritarëve shqiptarë. Sipas Dodës, ekstremizmi nuk mund të nderohet, por të dënohet.
Postimi i plotë i Mesila Dodës:
Ne shqiptaret e kemi zakon qe nuk flasim keq per te vdekurit e duke ju permbajtur ketij kodi kam heshtur deri me tani. Po qe per nje terrorist na shkulen deputete e na tregojne nderimin per terroristin kjo eshte e tepert.
Kocifas nuk eshte heroi i Bularatit, eshte turpi i tyre dhe i minoritareve shqiptare qe mori armen e doli ne mes te fshatit duke shtene. Ekstremizmi nuk nderohet, denohet.
E mos e harroni, sa kohe do kete varreza te ushtareve greke do kete edhe provokime te forcave te erreta paramilitare greke ne jug te vendit.