PD SHKODËR MBËSHTET KËRKESAT E BANORËVE PËR DËMSHPËRBLIM TË PËRMBYTJEVE. Policia e Shtetit është kthyer në një vegël shtypëse në duart e qeverisë.

Kjo dëshmohet edhe me shoqërimet e bëra gjatë ditës së sotme të 4 organizatorëve të protestës së banorëve të NënShkodrës. Paulin Maçaj nga Dajçi, Lush Lushi nga Bërdica, Nadir Rexhepi nga Bërdica dhe Lulëzim Mustafa nga Trushi, janë personat e shoqëruar nga policia e Shkodrës sepse kanë dalë në një protestë për të kërkuar një të drejtë, atë të dëmshpërblimit të përmbytjeve. Shkelja flagrante e të drejtave të njeriut, mbajtja e tyre me orë të tëra në izolim dhe terror policor, tregon qartë se deri ku ka shkuar terrori shtetëror ndaj qytetarëve. Partia Demokratike e Shkodrës mbështet fuqishëm protestën e banorëve të NënShkodrës për dëmshpërblimet. Ndërsa i bën thirrje policisë së shtetit të respektojë liritë themelore të njeriut, dhe të heqë dorë një orë e më parë nga presioni dhe terrori që po ushtron ndaj këtyre banorëve.

Artikulli paraprakGJYKATA E LARTË LIRON DEPUTETËT, “ARREST SHTËPIE” PËR DOSHIN E FRROKUN
Artikulli tjetërORA E TOKËS, PËR 60 MINUTA AKTIVITET EDHE NË SHKODËR