ANGAZHIM PËR NJË FITORE TË SIGURTË NË ZGJEDHJET E 21 QERSHORIT. Pas zyrtarizimit nga Kryetari I Partise Demokratike Lulzim Basha, Partia Demokratike e Shkodres ka prezantuar para strukturave te Partise Demokratike ne Bashkine Vau Dejes, kandidatin e kesaj force politike ne zgjedhjet e 21 Qershorit.
Kryetari i PD-se, Ramiz Çobaj, ka deklaruar se tashme me kete kandiduturë, PD shkon drejt një fitore të sigurtë. Kryetari I Grupit të Punës, Gjokë Uldedaj gjate fjalës së tij para strukturave të PD-së në këtë zonë, pervec fitores se padiskutueshme ne zgjedhje, deklaroi se duhet qe kjo vote te jete edhe nje ndeshkim për situatën aktuale që po kalon vendi, si pasoje e kesaj qeverie. Kandidati tashmë I zyrtarizuar në garën në zgjedhjet e 21 Qershorit në Bashkinë Vau Dejës, Zef Hila deklaroi, se kjo është një sfidë e perbashkët që kërkon angazhimin e të gjithëve. Zef Hila, është zyrtarizuar mbrëmjen e së premtes nga Kryetari I Partisë Demokratike, Lulzim Basha, I I I cili I ka dhene besimin e plote per te garuar ne keto zgjedhje kandidatit Zef Hila I cili merr pas vetes ne kete gare nje sere arritjesh dhe suksesesh ne drejtimin e Komunës së Bushatit