NË SHKODËR EMËROHET ALEKSANDËR MARLECI, NË MALËSINË E MADHE ANTON KOKAJ. Kryesia e Partisë Demokratike ka emëruar sekretarët e partisë në 53 degë të saj në të gjithë vendin.

Në mbledhjen e thirrur nga kryetari Basha kryesia e selisë blu ka vendosur për propozimet që erdhën nga kryesitë e degëve. Në mbledhjen e cila zgjati rreth 40 minuta, zyrtarët më të lartë të PD kanë kërkuar informacion për secilin nga propozimet për të dhënë më pas dakortësinë e tyre për këto emërime. Në bazë të statutit të Partisë Demokratike kryesitë e degëve sjellin në kryesinë e madhe disa propozime për sekretarin të cilët pas konsultimit emërohen dhe emrat që marrin dakortësinë e shumicës së anëtarëve të kryesisë së PD. Sipas burimeve prane partise Demokratike ne Shkoder behet me dije, se per PD e Shkoder, eshte emeruar sekretari I kesaj force politike, I cili do te jete Aleksander Marleci I cili njihet per angazhimin e tij ne Partine Demokratike ne Shkoder prej disa vitesh si pjese e forumit rinor te PD por edhe anetare I kesaj force politike prej disa vitesh nderkohe qe aktualisht mban pozicionin e drejtorit te korrdinimit te projekteve dhe marredhenieve me jashte ne Bashkine e Shkodres. Nderkohe qe ne Qarkun e Shkodres eshte vendosur edhe sekretari I Partise Demorkatike per rrethin e Malesise se Madhe, ku ne pozicionin e sekretarit eshte emeruar, kandidati I cili garoi per kreun e kesaj force politike, Anton Kokaj, edhe ky nje emer I njohur dhe me contribute prej disa vitesh ne Partine Demokratike te ketij rrethi ne Qarkun e Shkodres. Tashme edhe me mbylljen e ketij procesi, PD e Shkodres dhe jo vetem do te vijoje punen per te percaktuar edhe kandidatet per zgjedhjet lokale te 21 Qershorit

Artikulli paraprakKRYQYTETI SHQIPTAR TRONDITET NGA SHPËRTHIMET ME TRITOL
Artikulli tjetërKONVIKTI “SAFET SPAHIU” ASNJË RIKONSTRUKSION