Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaron dhe njëherë se Partia e Lirisë do të jetë një faktor vendimtar për të realizuar ndryshimin në zgjedhjet e 14 majit.

Ai shpreh mbështetjen për tre kandidatë të PD-së, Këlliçin në Tiranën, Carën në Durrës dhe Boçin në Elbasan.

“Partia e Lirisë do të jetë një faktor vendimtar për të realizuar ndryshimin e shumëpritur nga qytetarët kudo në të gjithë Shqipërinë, nga Tropoja në Sarandë.
Do të jetë sidomos një faktor shumë vendimtar për triumfin e superkandidatëve, Belind Këlliçi në Tiranë, Igli Cara në Durrës dhe Luçiano Boçi në Elbasan. ✌️🇦🇱”, deklaron Meta.

 

Artikulli paraprakPLAGOSJA E DY PERSONAVE NË SHTERPICË, REAGON KURTI: DËNOJ ASHPËR SULMIN!
Artikulli tjetër“ARSIMTARËT NUK KANË MARRË RROGËN E DHJETORIT”, BERISHA: QËNDRIM CINIK!