Deputetja e PS Blerina Gjylameti ka kërkuar sot zyrtarisht përjashtimin e deputetit Gent Strazimiri nga Grupi Parlamentar.
Në një dale për mediat pak minuta më parë deputetja I ka bërë thirrje Bashës të dënojë aktin e mbajtjes së armës nga deputeti Strazimiri në protestën e fundit. “Nuk është fajtor Lulzim Basha, përse një zyrtar i lartë i PD-së një ditë të bukur vendos të protestojë me armë kundër ndërtimit të një kopshti lodrash për fëmijë. Por është faji i Lulzim Bashës dhe PD-së që ende në këto momente, më shumë se 24 orë pas ngjarjes tronditëse, ende nuk kanë gjetur kurajon për të dënuar atë akt”, tha Gjylameti. Në vijim të deklaratës ajo u shpreh: “Dhe sot, Partia Demokratike duhet të tregojë se betejën e dekriminalizimit e ka patur të vërtetë. Të mos ketë turp të përjashtojë nga radhët e saj një person që shkel ligjin dhe ecën rrugëve të qytetit i armatosur. Të mos ketë frikë ta dorëzojë deputetin e saj përpara drejtësisë, për t’i treguar shqiptarëve se përpara ligjit jemi të gjithë të barabartë. Nëse kjo nuk ndodh, nëse Partia Demokratike vazhdon të mbaje standardin e dyfishte se çdo kundërshtar është kriminel, kurse kriminelet janë engjëj kur militojnë në Partine Demokratike, atëherë kjo tregon se Lulzim Basha dhe partia me e madhe e opozitës nuk është as e sinqertë me shqiptarët, as serioze për reformën në drejtësi.”
/ Star Plus TV /