Partia Socialiste mbledh këtë të hënë Grupin Parlamentar. Mësohet se takimi i radhës i ligjvënësve socialistë do të mbahet në ambientet e Kryesisë së Kuvendit dhe do të nisë rreth orës 10:00, ku pritet të diskutohen një sërë çështjesh, që nga aktivizimi në komisionet parlamentare, apo dhe reforma zgjedhore.

Mbledhja në fjalë vjen një ditë para protestës së madhe të lajmëruar nga opozita që do të mbahet pasditen e së martës në Tiranë.

Artikulli paraprakJAVA NIS ME DIELL DHE RRITJE TEMPERATURASH, PARASHIKIMI I MOTIT
Artikulli tjetërPOLICIA KUFITARE GREKE NJOFTON PALËN SHQIPTARE: SOT PROTESTA E FERMERËVE, BLLOKOHET RRUGA KALLPAQ-JANINË, DO TË LEJOHEN VETËM…