Përfundimi i procesit të numërimit në të gjithë vendin prodhoi fituese Partinë Socialiste, e cila siguroi 74 mandate, e ndjekur nga Partia Demokratike me 59, Lëvizja Socialiste për Integrim 4 dhe Partia Social Demokrate me 3.

Fill pas fitores, dje kryeministri Rama zhvilloi një takim në sheshin “Skënderbej”, ku ftoi të gjithë mbështetësit.

Ai i shprehu falenderimin për fitoren dhe theksoi se fitorja nuk i atribuohet Partisë Socialiste, por Shqipërisë.

Këtë “slogan”, ai e ka vijuar edhe në rrjete sociale, ku ka publikuar një foto me në sfond flamurin kombëtar, e ku shkruhet: “Shqipëria Fitoi!”

 

Artikulli paraprakTANI QË GJITHÇKA MBAROI PËR PARTITË/ KUSH JANË 140 DEPUTETËT E RINJ (PARAPRAKE) QË ULEN TANI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË, DUHET TË RUAJNË VENDIN NGA VOTAT E KOLEGËVE BRENDA PARTIVE
Artikulli tjetërREZULTATI PËR KANDIDATËT/ 26 KUTI TË NUMËRUARA NGA 1243, BELINDA BALLUKU MË E VOTUARA NGA PS NË TIRANË, NGA PD KRYESON BELIND KËLLIÇI