Partitë e vogla sulmojnë ambasadorët: Shkaktarë të krizës

Partitë e vogla kanë lëshuar kritika dhe akuza të ashpra në drejtim të ambasadorëve të akredituar në Tiranë. Pas takimit me ambasadorët e OSBE, BE dhe SHBA, deputetja e PDIU-se Mesila Doda i bëri apel ambasadorëve të mos punojnë për vendosjen e diktaturës. Kryetarja e grupit parlamentar te PDIU-se, Mesila Doda tha se Borchardt kishte thënë gjatë takimit se mos pjesëmarrja e Partisë Demokratike në Zgjedhje, do të jetë vetëm një fjali në raportin e OSBE/ODIHR, raport i cili del zakonisht 6 muaj pas zgjedhjeve. Ndërsa kreu i Partisë Demokristiane akuzoi ambasadorin e OSBE, Borchard si shkaktarin e kësaj krize. Takimi u thirr nga Lu dhe Vlahutin për t’i informuar ata mbi negociatat e zhvilluara tri ditë më parë në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, takim i cili përfundoi pa sukses. Por a u është kërkuar nga ambasadorët të futen në zgjedhje ? Nard Ndoka tha: Jo nuk pati një kërkesë të drejtpërdrejtë, pavarësisht se ky është thelbi dhe qëllimi i takimit, por diskutimet tona ishin përtej asaj dëshirës dhe besoj më tepër e ndjenë vetën fajtor të kësaj krize, madje ne i ngarkuam ata me përgjegjësi se vendi po futet në krizë për faktin se disa prej tyre janë treguar të një anshëm në qëndrimin e tyre. Numerimi elektronik, Borchard vjet deklaroi s’ka kohe tani ka kohe Kreu i PDK-se Ndoka i quajti papërgjegjshëri deklaratat e Borchard. Ndoka: Unë i shpreha edhe ambasadorit të OSBE që ai është përgjegjësi kryesor për këtë krizë për faktin se ai është shprehur publikisht një vit përpara që nuk ka kohë për numërimin elektronik, në një kohë që sot thonë ka kohë. Pra ishte një shprehje e papërgjegjshme e tij për të shtyrë mandatin, që kur ka probleme në Shqipëri mandati i OSBE shtyhet. Pra ja thamë ballasi ambasadorit këtë gafë diplomatike që institucioni i tij ka bërë me zgjedhjet. “Mospjesëmarrja e PD-së vetëm një resht në raportin e OSBE/ODIHR”. Doda: Anëtarët e opozitës ngritën shqetësimet e tyre dhe më pas unë pata një bisedë jo shumë miqësore me ambasadorin e OSBE, i cili ka deklaruar se mos pjesëmarrje e opozitës do të jetë një problem, por do të jetë një fjali në raportin e OSBE/ODIHR, ndërsa ndryshimi i Kodit dhe kërkesa për të dhënë më shumë transparencë, administrim dhe numërim të gjitha partive parlamentare në zgjedhje, ky po do të ishte një problem shumë i madh dhe ODIHR këtë nuk do ta lejonte. Kinezërira të tilla mendoj se nuk e ndihmojnë procesin dhe na përjashtojnë edhe ne të tjerëve nga ky proces. Zgjedhje pa opoziten s’mund të ketë Nard Ndoka: I shpreha ambasadorit Lu që edhe në kohën e komunizmit kemi votuar 99.99 %. Kanë qenë të ligjshme dhe kushtetuese por kanë qenë një sistem diktatorial. Zgjedhje pa opozitën s’mund të ketë. Pyetje: Kush ishte qëndrimi i tij? Ndoka: Aty pati dhe një luhatje mesa vërejtëm ne në aspektin diplomatik. Nuk ka një unifikim mes qëndrimeve të SHBA dhe BE por ishin ato opinionet tona që ne shprehëm. Kishte edhe një draft për presidentin, megjithëse ai ishte një fakt i kryer, por ambasadori amerikan thoshtë që akoma nuk është votuar, ka hapësira. Mesila Doda dhe Nard Ndoka ishin të parët që dhanë prononcime pas takimit me ambasadorët që u mbajt në hotel Sheraton.

Artikulli paraprakDËNIMI PËR ARMËMBAJTJE – PROKURORIA KËRKON HEQJEN E MANDATIT PËR DEPUTETIN E PS VLADIMIR KOSTA
Artikulli tjetërSHANTAZHONTE TË DASHURIN:”15 MIJË EURO, OSE I THASHË GRUAS”,PRANGOSET