Krerët e partive opozitare kanë dalë sot në një konferencë shtypi.

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu deklaroi se opozita duhet të ngrihet në përgjegjësitë e saj. Ai mes të tjerash tha se propozojnë institucionalizimin e federatës së opozitës.

“Opozita duhet të ngrihet ne përgjegjësitë e saj. Propozojmë institucionalizimin e federatës se opozitës, e cila do të kthehet në një koalicion opozitar. Me këtë federatë do të krijohet një strategji e koalicionit opozitar”, tha ai.

Mes të tjerash Mediu u ndal dhe te reforma zgjedhore, ndërsa shtoi se ajo duhet të ketë rëndësi primare. Ai tha se bashkëkryetari për komisionin e Reformës zgjedhore duhet të jetë përfaqësues i opozitës. Po ashtu Mediu nënvizoi faktin se parlamenti të kthehet në binaret kushtetues dhe se duhet dialog në politikë, me prezencën e ndërkombëtarëve.

Artikulli paraprakTABAKU RENDIT FAKTORËT: PSE SHQIPTARËT LARGOHEN NGA VENDI
Artikulli tjetërARTI NË ZI! NDËRRON JETË AKTORI I NJOHUR ZEF DEDA