Partizani i ka dhënë fund minikrizës prej tre ndeshjesh pa fitore pasi në takimin e fundit për këtë vit kalendarik në Superligë, të zhvilluar kundër Vllaznisë, ka arritur të marrë tre pikët falë rezultatit minimal 1-0.

Të kuqtë ishin më kërkues përgjatë gjithë lojës, por momenti vendimtar ishte në minutën e 62 kur Bitri nga brenda zonës realizoi golin me vlerë fitoren.

Ndërkohë ndryshe nga Partizani, Kukësi është ndalur në barazim 1-1 me Skënderbeunb në takimin e zhvilluar në Elbasan Arena. Të parët që kaluan në avantazh ishin korçarët të cilët në pjesën e parë realizuan me Ditën, ndërsa verilindorët në fraksionin e dytë barazuan me Rrocan. Edhe pse Skënderbeu luajti për më shumë se 25 minuta me 10 lojtarë Kukësi nuk arriti të gjente golin e fitores.

Kjo ishte java e fundit e Superligës para ndërprerjes dimërore, ndërkohë që pas 17 javësh Kukësi shpallet kampion dimri pavarësisht barazimit me Skënderbeun.

Verilindorët udhëheqin me 31 pikë, 1 më shumë se Bylisi i vendit të dytë dhe 3 më shumë se Tirana dhe Partizani, që mbajnë respektivisht vendin e tretë dhe të katërt.

Artikulli paraprakEVROPA E MBËRTHYER NGA MOTI I KEQ, 8 VIKTIMA
Artikulli tjetërAKSIDENT NË ELBASAN, MAKINA NXJERR JASHTË RRUGE MOTOÇIKLETËN