Partizani shkarkon nga detyra trajnerin Sulejman Starova. Vendimi ka ardhur pas rezultateve të dobëta në ndeshjet e fundit. Partizani pas 23 javësh ka 32 pikë dhe ndodhet në vendin e pestë.
Tashmë drejtimin e ekipit e ka marrë Dalipi, deri në emërimin e një trajneri të ri. Ky edicion mund të cilësohet totalisht i dështuar për ekipin e kuq, që u nis si pretendent për titull, por ndodhet në mesin e tabelës.