Një takim mjaft emocionues ka qënë ai ndërmjet Vllaznisë dhe Partizanit në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ku edhe prezenca e tifozerisë shkodrane ishte e konsiderueshme.
Basketbollistët shkodranë duket se e kishin marr lehtë këtë ndeshje pasi rezultati përfundimtarë nuk flet në favor të kuqebluve. Ndeshja është mbyllur me rezultatin 69-74 ku deri në fund të këtij takimi diferenca ndërmjet pikëve ka qënë e vogël por mesa duket fati ishte në anën e Partizanit ku edhe nga Shkodra u larguan si fitimtarë. Kapiteni i skuadrës së Vllaznisë Ervin Berdica u shpreh se këtë humbje e priste.
Sipas Berdicës ajo çfarë e penalizoi ekipin ishte se këtë takim e morën lehtë dhe vetkaqësia e skuadrës që nga ndeshja e fundit . Tashmë skuadrës së Vllaznisë në basket i duhet të përgatitet për në ndeshjen e rradhës që do të jetë pas dy javësh ndaj Tiranës. Gjithësesi objektivi i kuqebluve është pozicionimi i tyre në mesin e tabelës ku në përfundim e shohin veten si finalist.