Nuk ka fitues në ndeshjen Partizani-Skënderbeu.

Kjo sfidë e javës së 26 të kampionatit, u cilësua si ‘finalja’ e parakohshme në garën për titullin kampion që përfundoi 1-1. Partizani humbi 2 pikë shumë të rëndësishme në 2 minutat e fundit, pasi nuk mundi që të ruante avantazhin e siguruar në pjesën e parë. Serbi Racic kaloi Partizanin në avantazh me një gol të shënuar në minutën e 20 të pjesës së parë, ndërsa në pjesën e dytë kur të ekipet po u drejtoheshin dhomave të zhveshjes, Vangjeli dërgoi topin në rrjetë pas një goditje të lirë duke barazuar rezultatin nw tw 88’. Barazimi nuk ndryshon diferencën duke mbajtur Skënderbeun të shkëputur me 4 pikë larg Partizanit.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakSHËRBIMET SOCIALE NË BASHKINË SHKODËR
Artikulli tjetërU KONSTATUA ME MUNICIONE, ARRESTOHET 28-VJEÇARI NË SHKODËR