Vllaznia do ta mbyllë këtë vit me një përballje në transfertë. Kuqeblutë do të luajnë të premten në orën 19:00 ndaj Partizanit, për javën e 19-të të kampionatit. Në prag të kësaj sfide, trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç tha se ndeshja ndaj Partizanit është përballja më e madhe deri tani, edhe pse do të ketë një numër të madh mungesash.

Brdariç, i pyetur nëse do të ishte i kënaqur me një pikë, tha se Vllaznia do të futet për ta fituar ndeshjen.

Pas 18-javësh kampionat, Vllaznia mban vendin e dytë me 31 pikë.

Artikulli paraprakREKTORI GJURAJ: JA VIZIONI EUROPIAN I UNIVERSITETIT
Artikulli tjetërTËRBUNI MPOSHT MURLANIN