Vllaznia është gati për ndeshjen me Partizanin. Kështu u shpreh në deklatë për mediat trajneri i Vllaznisë Mirsad Jonuz i cili tha se pas ndeshjes me Kukësin duhet që të jemi edhe më shumë më këmbë në tokë.

E kam thënë edhe më parë se Vllaznia pas fazës së dytë të sezonit pra pas dy përballjesh me Partizanin dhe Vllazninë duhet që të kemi 26 apo 27 pikë. Duhet që të luajmë shumë fort. të japim gjithcka që kemi dhe ta mbyllim këtë pjesë të sezonit në një mënyrë të kënaqshme.

I pyetur se cili është objektivi për këtë takim Jonuz u shpreh ?
Për ne është shumë e rëndësishme që në ndeshjen me Partizanin të marrim pikë. Unë kam besim tek ekipi për të arritur këtë gjë. Sa herë i kam kërkuar pikë jashtë ekipit aq here ja kemi arritur.

Kemi folur me ekipin për ndeshjen me Kukësin. Kemi analizuar atë takim dhe kemi shikuar se kemi bërë dy gabime individuale taktikisht. Dhe për takimin me Partizanin duhet që ti kemi parasysh këto.

Më tej Jonuz është ndalur edhe tek Merkatoja e vitit të ardhshëm ku tha se do ti hedhë të gjitha në leter më pas do të flasë me administratorin e drejtorin sportive

Pas ndeshjes me Partizanin do të flasim më mirë për merkaton. Na duhet një stoper i mirë, një mesfushorë organizator dhe dy sulmuesa të mirë. Sepse kemi edhe Superligën dhe Kupën. Ne do të hedhim të gjitha në letër.

Do të flas me administratorin e drejtorin sportive. Do të flasim me lojtarët që të gjithë të jenë të qartë dhe më pas do të vendosim. Mendoj që vitin tjetër në dy takimet që kemi në shtëpi me Flamurtarin e Lacin e tëstartojmë me fitore dhe të bëjmë një hap të mirë edhe në Kupë.

Artikulli paraprakHARADINAJ: S’DUAM MINISHENGEN ME LIDER SERBINË. PO BËHET PËR TË HEQUR TAKSËN
Artikulli tjetërTRITOL MAKINËS SË PROKURORIT, SHOQATA E GJYQTARËVE: ALARM PËR TË GJITHË STRUKTURAT SHTETËRORE