Një ditë parara takimit Partizani – Vllaznia tekniku i skuadrës kuqeblu ka dalur një një deklaratë për shtyp ku këtë takim të fundit për këtë vit dhe sezon Ernest Gjoka e përkufizon si të vështirë për të dy ekipet. 

Si një problematikë kryesorë renditet dëmtimet e skuadrës edhe pse së fundmi disa prej lojtarëve janë rikuperuar plotësisht ku Gjoka u shpreh se në këtë takim kanë planin A por edhe planin B. Ndërkohë përsa i përket Ardit Gurishtës i cili ka qënë i dëmtuar por tashmë është i gatshëm për takimin e së premtes ndër të tjera bëhet me dije nga tekniku Gjoka se edhe dënimi i tij i dhënë nga Komisioni i Disiplinës është paguar edhe shuma përkatëse.

Ndërkohë në ndeshjen me Partizanin trainer Gjoka shprehte se synojnë një rezultat pozitiv që ti bëjmë një dhuratë tifozëve shkodranë për festat e fund-vitit. 

Artikulli paraprakLARGIMI I HASANIT, GJOKA: NUK KAM DIJENI RRETH KONTRATËS
Artikulli tjetërADEMI: HASANI AKOMA NË KONTRATË ME VLLAZNINË