Një 28-vjeçare punonjëse në një qendër bukurie në bulevardin kryesor të qytetit të Lezhës mbeti e vrarë me armë zjarri paraditen e sotme.

E reja me iniciale E.D, mbeti e plagosur rëndë teksa u qëllua me armë zjarri brenda parukerisë, ndërsa ndërroi jetë pak më vonë në spital. Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes së rëndë, shtetasin Alfred (Bardhok) Nikolli , 31 vjeç, banues në Lezhë, për të cilin po punohet për arrestimin e tij. Policia thotë se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta. Menjëherë pas krimit, autori i ngjarjes është larguar në këmbë nga vendi i krimit, ndërsa dëshmitarët thonë se autori ka qenë i vetëm në momentin e ngjarjes. Pavarësisht se policia shkoi me shpejtësi në vendin e ngjarjes, nuk ka mundur të arrestojë autorin e krimit.Ngjarja ka ndodhur në bulevardin kryesor të qytetit të Lezhës, zona më e populluar në qytet.

Ndaj 31 vjeçarit, rëndojnë akuzat për “vrasje me paramendim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Artikulli paraprakKONFLIKT DROGE/ EKZEKUTOHEN DY SHQIPTARËT NË ITALI
Artikulli tjetërPOLICIA PLAN TË DETAJUAR MASASH PËR NDESHJEN SHQIPËRI – IZRAEL