Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin do të zhvillojë këtë javë një vizitë në Korenë e Veriut, me ftesë të diktatorit Kim Jong Un. Lideri koreano-verior ftoi liderin rus disa kohë më parë gjatë vizitës që ai bëri në Lindje të Largët të Rusisë, në shtator të vitit të kaluar.

Duhet theksuar se Putin po viziton Korenë e Veriut për herë të parë pas 24 vitesh. Putin ka vizituar Phenianin për herë të fundit në korrik të vitit 2000. Kremlini ka thënë se Putin do të jetë në Korenë e Veriut më 18-19 qershor.

Rusia ka nisur të forcojë lidhjet me Korenë e Veriut, prej kur ka nisur luftën në Ukrainë, çka ka alarmuar Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende në Evropë dhe Azi.

Artikulli paraprakKOMBËTARJA RIKTHEHET NË STËRVITJE, SYLVINHO MERR LAJME TË MIRA NGA INFERMIERIA
Artikulli tjetërLEZHË, PËSOI ARREST KARDIAK NDËRRON JETË 66 VJEÇARI