BRËNDA JANARIT 2015-TË PRITET TË PËRFUNDOJNË EDHE PUNIMET PËR KËTË INVESTIM.Pas 25-vitesh mungesë Lezhës, do ti kthehet sërish kinemaja e qytetit. Kjo është arritur falë disa donaciaoneve, dhe gjithçka do të konkretizohet gjatë muajit janar.
Një fakt i tillë është bërë i ditur nga Përgjegjësi i Pallatit të Kulturës në Lezhë Mark Gjoka.Teksa ka folur për aktivitet e shumta që janë organizuar gjatë vitit 2014, Gjoka është shprehur se salla e koncerteve e Pallatit të Kulturës “Ded Ndue Lazri” shumë shpejt do të jetë edhe ambient kinemaje për lezhjanët.Kinemaja ekzistuese e Lezhës u prish, disa vite më parë për të ndërtuar një godinë shumë katëshe dhe ky veprim në atë kohë u kontestua nga Këshilli Bashkiak dhe qytetarët por Kreu i Bashkisë Tushaj nuk i mori në konsideratë.Në këtë mënyrë tashmë Lezhës, do ti rikthehet sërish kinemaja dhe kjo është arritur falë punës dhe idesë së drejtuesit të Pallatit të Kulturës artistit Mark Gjoka.