Pas datës 4 korrik, qeset plastike nuk do të lejohen që të përdoren më. Ky është propozimi i ministrisë së Mjedisit për të evituar përdorimin e gjerë të qeseve. Kjo për të mbrojtur natyrën, por edhe shëndetin e njerëzve.
Qeset do të zëvëndësohen me çanta tërësisht prej letre të cilat do të kenë një kosto më të lartë kryesisht për biznesin e vogël.Megjithatë ky vendim nuk është pritur aspak mirë nga bizneset.
Fatmir Pjetri është një tregtar i cili ka një biznes të vogël në fshatin Oblikë të njësisë Ana e Malit në bashkinë Shkodër.
Fatmiri thotë se është dakord që të eleminohen qeset plastike por qeveria në radhë të parë para se të zbatojë këtë vendim duhet të kishte miratuar një ligj për subvencionimin e biznesit të vogël.
Taksat që Fatmiri paguan në shtet arrijnë në 1.8 milion lekë të vjetra në vit ndërkohë që shpenzimet rëndohen sadopak edhe me përdorimin çantave prej letre pas 4 korrikut.
Pas datës 4 Korrik qeset plastike nuk do të hidhen në treg. Çdo subjekt që konstatohet se do të veprojë në kundërshtim me ligjin do të gjobitet si fillim nga 25 mijë deri në 30 mijë lek të vjetra.