Pas 5 orësh kryebashkiaku u Tiranës Erion Veliaj doli nga ambjentet e Prokurorisë së Posaçme ku ishte thirrur prej prokurorit Olsi Dado për një hetim pasuror që po zhvillohet ndaj tij. Për gazetarët Veliaj nuk preferoi të japë shpjegime, por tha se do sqarojë çdo gjë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak live.

‘Do t’ju shpjegoj nga mbledhja e këshillit bashkiak live’- tha Veliaj.

Ndërkohë jashtë SPAK ishin grumbulluar militantë të PD dhe nga shoqëria civile, të cilët në momentin e daljes së Veliajt, e ofenduan atë dhe hodhën letra në drejtim të tij.

Artikulli paraprakBASANIA KONFIRMON DYSHEN E TRAJNERËVE
Artikulli tjetërSHKODËR, IU GJET KANABIS, PROCEDOHET 24-VJEÇARI