Pas 5 vitesh Luftë Civile, Aleppo në duart e Bashar al-Assad

ALEPPO-Forcat qeveritare siriane marrin kontrollin e plotë të Aleppos. Lajmin e mirë e bëri me dije media shtetërore në Siri. Regjimi dhe aleatët e tyre kanë tani në kontroll Aleppon lindore, duke i dhënë fund më shumë se katër vjet qeverisje të rebelëve. Forcat Ushtarake hynë në Aleppon lindore nga toka në fund të muajit nëntor. Sipas Kombeve të Bashkuara rreth 400.000 sirianë janë vrarë dhe më shumë se 4.81 milion kanë ikur nga vendi prej fillimit të luftës në vitin 2011. Sot përfundoi evakuimi i mijëra civilëve në Aleppo, eksod ky që u përball me shumë sfida të mëdha. Kjo konsiderohet një fitore e madhe për Presidentin Bashar al-Assad, fushata e të cilit është ndihmuar edhe nga sulmet ajrore ruse.

Artikulli paraprakPUKË, ZJARR NË BJESHKËT E KRRABËS DIGJEN RRETH 1 HEKTARË PYJE
Artikulli tjetërKINEZËT DHUNOJNË BARBARISHT TË RIUN SHQIPTAR NË ITALI