Kur Jackie Chan e kishte parë një Oscar në shtëpinë e Sylvester Stallones para 23 vitesh, kishte thënë se edhe ai e dëshironte një të tillë.

Dhe të shtunën, në ceremoninë e përvitshme të Governors Awards, aktori kinez dhe luftëtari i arteve marciale, më në fund e mori statujën e artë – një Oscar nderi për angazhimin e tij shumëvjeçar në industrinë filmike. Pas 56 vitesh karrierë, mbi 200 filma të xhiruar dhe shumë kocka të thyera – Jackie Chan merr Oscar (Foto) Autori: Lajmi.net Entertainment, ShowBiz23:25, 13 November 2016 Kur Jackie Chan e kishte parë një Oscar në shtëpinë e Sylvester Stallones para 23 vitesh, kishte thënë se edhe ai e dëshironte një të tillë. Dhe të shtunën, në ceremoninë e përvitshme të Governors Awards, aktori kinez dhe luftëtari i arteve marciale, më në fund e mori statujën e artë – një Oscar nderi për angazhimin e tij shumëvjeçar në industrinë filmike, njofton Telegrafi. “Pas 56 vitesh në industrinë e filmit, pasi kam bërë më shumë se 200 filma, pas aq shumë kockash (të thyera), më në fund”, deklaroi 62-vjeçari në momentin kur e mori çmimin. Oscari atij iu nda nga bashkaktori në filmin “Rush Hour”, Chris Tucker, aktorja Michelle Yeoh dhe legjenda Tom Hanks, i cili e quajti “Jackie ‘Chantastic’ Chan”. Në fjalën e tij, Hanks theksoi se Chan nuk e kishte marrë deri më tani këtë trofe, pasi filmat ku luan ai, komedi-aksion dhe me arte marciale, zakonisht nuk merren në konsideratë gjatë ceremonisë së Academy Awards.

Artikulli paraprakARRESTOHEN DY SHTETAS DHE DY TË TJERË SHPALLEN NË KËRKIM
Artikulli tjetër“GJUMI MBI BORË”, NJË PËRJETIM I REAL I AUTORIT