Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka dalë pas 9 orësh pyetje nga ambientet e SPAK. Menjëherë pas daljes së tij ai ka dhënë një prononcim për mediat, ku zbuloi se për çfarë u pyet.

Ish-ministri Ilir Beqaj akuzohet për koncesionin e sterilizimit, ku ndër të tjera tha se gjatë kohës së auditimit ai nuk ka qenë ministër.

“Që nga data 20 nëntor jam një person nën hetim. Kam deklaruar se jam në dispozicion të hetimeve. Patëm një seance pyetjesh me OPGJ. Kryesisht për ato gjëra që jam pyetur më parë. Bashkë me avokatin kërkuam që të bëhen dhe disa veprime hetimore shtesë. Vë theksin se gjatë kohës së auditimit nga KLSH nuk kam qenë ministër.”, tha ai.

Artikulli paraprakSPAK KËRKON AUTORIZIM PËR ARRESTIMIN E SALI BERISHËS, KUVENDI NJOFTON DATËN E MBLEDHJES SË KËSHILLIT TË MANDATEVE
Artikulli tjetërREFUGJATËT NË SHQIPËRI, MELONI: MË VJEN KEQ, SEPSE SULMET ERDHËN PIKËRISHT NGA ITALIANËT