Aktorja e njohur dhe deputetja në Kuvendin e Kosovës ka njoftuar lajmin e hidhur se asaj i është rikthyer sërish tumori në kokë pas 9 vitesh.
Me anë të një postimi prekës në rrjetet sociale, Matoshi shkruan se të mërkurën duhet të përballet srish mes jetës dhe vdekjes, por e di që do vazhdojë, pasi rrugëtimi i saj është shumë i gjatë.
Aktorja ka falenderuar mjekët me të cilët e ka luftuar sëmundjen këtë herë dhe u ka bërë të gjithëve thirrje që ta duan jetën dhe veten.