Një automjet luksoz, BMW ‘Seria 7’, është përplasur mbëmjen e sotme me një shtyllë betoni të ndriçimit rrugor. Ngjarja ka ndodhur në aksin nacional Uznovë-Poliçan.

Burime nga vendngjarja konfirmojnë se, menjëherë pas përplasjes drejtuesi i mjetit, rreth moshës 30 vjeç, ka dalë nga makina zvarrë, ka hequr targat e mjetit dhe është larguar pas pak minutash me një automjet tjetër.

Po të njëjtat burime konfirmojnë se, 20 minuta më vonë në vendin e aksidentit ka mbërritur një karrotrec që ka lëvizur makinën nga vendngjarja.

Në vendin e aksidentit kanë ngelur vetëm pjesët e automjetit të dëmtuar, që duket se është përplasur në pjesën ballore.

Burimet në vendngjarje konfirmojnë se, drejtuesi i mjetit ka qënë me shpejtësi dhe në kthesë ka humbur kontrollin për shkak edhe të lagështirës në rrugë dhe është përplasur me shtyllën.

Nuk dihet ende se kush ka qënë drejtuesi i mjetit, ndërkohë që policia po punon për identifikimin e tij dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, si dhe largimit të tij nga vendngjarja.

Artikulli paraprakSEKUESTROHET DROGA ME VLERË 10 MILIONË EURO
Artikulli tjetërDY TË LËNDUAR NË NJË MINIERË KROMI