Me debate të ashpra është shoqëruar spektakli i djeshëm i Big Brother Albania, mes këngëtares Big Mama dhe ish-konkurrentes së Përputhen, Antonela.

Pas diskutimeve të forta, Big Mama vendosi që të ndërpresë garën, duke lënë shtëpinë. Kjo ka sjellë reagime të forta në rrjet, pas akuzave që Antonela lëshoi ndaj këngëtares, të cilën e akuzoi se e kishte sharë nga nëna në gjuhën serbe.

Kaq mjaftoi që këngëtarja të shpërthente në akuza dhe ofendime ndaj konkurrentes tjetër, dhe vendosi në këtë pikë që të lërë garën. Pavarësisht zëra pro dhe kundër Big Mamës, futbollisti i njohur shqiptar, Granit Xhaka i ka dalë në krah këngëtares.

Ky i fundit me anë të një postimi në Instagram ka shprehur mbështetjen për këngëtaren: “Respekte Big Mama”.

Artikulli paraprakRA AKSIDENTALISHT NË NJË BORDURË, HUMB JETËN TRAGJIKISHT 48-VJEÇARI
Artikulli tjetërHISTORIA, TË FESTOSH KRISHTLINDJEN ME TRYEZËN BOSH