Pas diskutimit me ministrat për 16 orë e 25 minuta lidhur me prioritetet e vitit 2023, kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e premte me një takim në Presidencë me Bajram Begajn.
Ky takim vjen pas mbledhjes maratonë të kreut të qeverisë me ministrat, me të cilët bëri bilancin e vitit 2022 dhe projektet për 2023 që është edhe vit zgjedhjesh.
Në fund të fjalës së tij në mbledhje, kreu i qeverisë tha se ka një synim të qartë sa i takon parashikimit për fitimin e zgjedhjeve lokale. “Mbi bazat e 2022 kemi arsye të besojmë se 2023 do ta bëjmë tërmet”, tha Rama duke nënkuptuar fitimin me rezultat të thellë në zgjedhjet lokale të 14 majit.