Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç do të zhvillojë një vizitë sot në Kosovë. Vuçiç ka thënë mbrëmjen e djeshme se Lista Serbe nuk e pranon Fatmir Limajn si kryesues të delegacionit negociator kosovar.

Vuçiç ka thënë gjithashtu se që shqiptarët të jenë të kënaqur, duhet të marrin dy “Kosova”. Vuçiç ka thënë se anulimi i takimit nuk është ndërprerje e dialogut.

Shqiptarëve u duhet dhënë dy Kosova për të qenë të kënaqur në bisedime. Nuk kam mundur të flas sot me përfaqësuesit e Kosovës, por kjo nuk do të thotë se do të ndërpresim dialogun, pasi kjo është e pamundur.

Me armikun nuk mund të diskutoni për paqe, sepse i keni armiq. Duhet të flasim për zgjidhjen e problemit, për të zgjidhur problemet shekullore me shqiptarët.

Sa i përket Ujmanit, atë e konsiderojmë resurs serb, por edhe të shqiptarëve dhe serbëve dhe kemi ofruar shumë kompromis, sepse e dimë sa u duhet uji shqiptarëve.

Duam të kemi të arrijmë më tepër besim ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve, por ky është proces i cili do të ishte katastrofal nëse do të ndalej, edhe për shqiptarët, edhe për serbët.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA NIS ME FITORE ‘LIGËN E KOMBEVE’, MUND 1:0 IZRAELIN NË ‘ELBASAN ARENA’
Artikulli tjetërPANUCCI: ITALIA PËSOI 7 GOLA NË MIQËSORE, UNË U KRITIKOVA SIKUR HUMBA DY FINALE BOTËRORI