Pas dekretimit nga presidenti Bajram Begaj në datën 16 dhjetor, ligji për Buxhetin e Shtetit për vitin 2025 është botuar në fletoren zyrtare. Ky ligj do të hyjë në fuqi nga 1 janari i vitit 2025. Buxheti i vitit të ardhshëm është më i madhi që ka pasur Shqipëria, prej rreth 8.2 miliardë euro.
Mazhoranca ka thënë se ky buxhet do ta ndihmojë vendin në rrugën e zhvillimit, duke përmirësuar sektorët kryesorë të ekonomisë. Nga ana tjetër, opozita e ka kundërshtuar ligjin për Buxhetin 2025 para se ai të miratohej në Kuvend, duke pretenduar se nuk parashikon një ndarje të drejtë për të gjitha grupet e interesit në vendin tonë.
Sipas tyre të vetëm që do të përfitojnë nga ky buxhet është elita e vendit dhe jo populli.