Pas dënimit, Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurisë së Frrokut

Tre ditë nga dënimi me 7.5 vite burg për ish-deputetin Mark Frroku, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon konfiskimin e pasurisë prej 2 milion dollarë në pronësi të tij e familjarëve. “Kërkesa në gjykatë, pasuria 2 mln USD” Burime nga krimet e rënda bënë me dije për Report Tv se kjo kërkesë është depozituar në gjykatë dhe pritet vendimi i togave të zeza për kalimin e kësaj pasurie në favor të shtetit. Kjo kërkesë sqaruan burime vjen në zbatim të ligjit antimafia pasi dyshohet se burimi i saj është aktiviteti i paligjshëm i trafikut të drogës dhe shfrytëzimit të prostitucionit. Të premten, Gjykata e Tiranës dënoi Frrokun me 7.5 vite burg me akuzën e pastrimit të parave, fshehjes së pasurisë, deklarimit të rremë të pasurisë e ndërtimit të paligjshëm për qëllim biznesi. Ndërkohë gjatë procesit hetimorë pasuria në 2 milion dollarë sipas prokurorisë e pajustifikuar në shtëbi banimi, biznese, troje, e llogari bankare është vënë në sekuestro preventive. 7 apartamente, 2 dyqaneve, 2 bodrume Kjo pasuri u sekuestrua më 29 qershor 2016 dhë në të bënin pjesë, 7 apartamente në Tiranë, Lezhë, Orikum si dhe dy dyqane, dy bodrume dhe një sipërfaqe toke prej 6000 m2. Vetë Frroku ka mohuar disa herë akuzat e prokurorisë se pasuria e tij ishte e pajustifikuar duke deklaruar se prej vitit 1994 ai sëbashku me familjarët kishin punuar në biznese private duke investuar dhe fitimet e krijuara. Kërkesa për konfiskim pasurie është paraqitur nga prokurori Klodian Branko i njëjti prokuror i cili javën e shkuar i kërkoi gjykatës sekuestron e aksioneve prej 1 milion euro të investuara pranë një banke të nivelit të dytë të deputetit Alfred Peza.

Artikulli paraprakPROTESTA E PD, POLICIA: MATERIALE PROCEDURALE PËR ORGANIZATORËT NË PROKURORI
Artikulli tjetërMARS 2017,RRITJA E ÇMIMEVE 3.8% NË SHQIPËRI,MË E LARTA NË EUROPË