Pas dorëheqjes së ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie, dorëheqje e pranuar tashmë nga kryeministri Rama, nisin lëvizjet politike.
Në këto momente i pari i qeverisë ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit dhe po zhvillon një takim me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.
Nuk dihet me saktësi tema e takimit, por ka gjasa që të dy të jenë duke u konsultuar për zgjedhjen e një emri të ri në postin ministror.