Pas dy deshtimeve per mungese te numrit te nevojshem te keshilltareve,pasditen e se merkures eshte bere e mundur te zhvillohet mbledhja e Keshillit Bashkiak.

Keshilltaret kane miratuar ndihmën ekonomike, ate te paaftësisë dhe shtesës së kempit për invalidët e punës për muajin Gusht 2017“dhe vendimin për dhënie ndihmë financiare familjeve që u janë djegur banesat.Nuk eshte miratuar vendimi per tavanet përfundimtare te vitit të pare të programit buxhetor afatmesëm vendor 2018–2020 të bashkisë Shkodër tabelën e të ardhurave dhe tavaneve të shpenzimeve të ndara sipas burimeve të financimit ,për vitin 2018,pasi nuk mori votat e nevojshme.Nuk jane diskutuar pikat ,2,3,4 ,5 te rendit te dites te cilat kerkonin 31 keshilltare te pranishem,ndersa ishin 28.Keshilltaret kane miratuar piken per vleresimin paraprak dhe masen e shpërblimit për shpronësimin për interes publik të pronarëve tëpasurive të paluajtshme prone private që preken për efekt të investimit publik të objektit“Ndërtim parcela të reja varresh”.Me pas mbledhja ka vazhduar me diskutime te lira ku jane trajtuar investime ne zona te ndryshme te territorit te bashkise Shkoder,mungesa e hapesirave publike, mungesa e vijave te bardha ne rruget e qytetit ,bypassi, sporti i basketbollit etj.

Artikulli paraprakARRESTOHET SHQIPTARI, KAPET ME SASI TË MADHE DROGE
Artikulli tjetërI MOSHUARI VETVRITET ME ARME GJAHU