Pas emërimit nga Papa, Dom Gjergj Meta shugurohet Ipeshkv i Rrëshenit

Dy muaj pas emërimit nga Papa Françesku, Dom Gjergj Meta u shugurua zyrtarisht ipeshkv i ri i Rrëshenit. Ceremonia e shugurimit u zhvillua të shtunën në Mirditë. Dom Gjergj Meta deri tani ka qenë vikar i përgjithshëm i kryedioqezës Tiranë-Durrës. Ngjarja e rëndësishme është ndjekur nga politikanë. Ish-kryeplarlamentarja Jozefina Topalli teksa i përcjell urimet, shprehet se një shqiptar ne krye te dioqezes si ai i ben nder Kishes Katolike. “Urime imzot Gjergj Meta! Sot, (të shtunën) në Katedralën e Rrëshenit, Dom Gjergj Meta u shugurua ipëshkëv e bari i dioqezes së Rrëshenit. Im zot Gjergj Meta eshte i pari ipeshkev i brezit te ri. Nje shqiptar ne krye te dioqezes si ai i ben nder Kishes Katolike. Duke i percjelle urimet me te mira Dom Gjergj Metes, bashkohemi në lutje për ipeshkëvin e ri, që shugurimi i shenjtë ti jape urtësinë për të udhehequr bashkësinë e kishës në sfidat e reja. Urime imzot Gjergj Meta!” Papa Françesku pasi pranoi dorëheqjen e Shkëlqesisë së Tij, imzot Cristoforo Palmieri, nga detyra e qeverisjes baritore të dioqezës së Rrëshenit e njëkohësisht, emëroi ipeshkv të ri të Rrëshenit, imzot Gjergj Metën. Po ashtu, Ati i Shenjtë emëroi atë Giovanni Peragine ipeshkv të Administraturës Apostolike të Shqipërisë së Jugut dhe don Simon Kullin, ipeshkv të ri të Sapës.

Artikulli paraprakFRIKË NGA INCIDENTET, KOMBËTARJA DREJT STRUMICËS ME SIGURI PRIVATE
Artikulli tjetërKLD SEKUESTRON DOSJEN E GJYQTARES ÇIÇOLLI, VENDIMI I SAJ LË PA UJË NJË QYTET TË TËRË