Pak ditë më parë, u bënë publike emrat e disa prej artistëve që do të performojnë në edicionin e parë të “Sunny Hill” në Tiranë. Pas Fedez, një nga reperët më të njohur në Itali, Dren Abazit dhe këngëtarit italian, Alberto Cotta Ramusino, njohur me emrin e artit Tananaim tashmë është bërë me dije emri i artistes së katërt që do të performojë në “Sunny Hill Festival” në Tiranë. E gjeni kush është? The one and only Dafina Zeqiri.
Lajmi është bërë me dije nga faqja zyrtare e ‘Sunny Hill’ në Instagram ku në të theksohet: “E mrekullueshmja Dafina Zeqiri do të na bashkohet në Tiranë për të performuar hitet e saj më të nxehta të cilat të gjithëve na pëlqen që t’i këndojmë së bashku”
Pas Dafinës, një tjetër emër BIG do i bashkohet fstivalit “Sunny Hill”. Bëhet fjalë p¥r kantautorin Elgit Doda, një nga emat më të suksesshëm të muzikës shqiptare këto vitet e fundit. Po ashtu, vetë Elgiti ka njoftuar fansat e tij se do të jetë pjesë e festivalit.