Një ditë pas lëvizjeve të mëdha në qeveri, kryeministri Edi Rama mblodhi mëngjesin e sotëm për rreth 90 minuta Kryesinë e partisë.
Sipas burimeve në mbledhje u diskutua për organizimin e partisë në prag të zgjedhjeve lokale të qershorit.
Ndërkohë që dje u miratua edhe ngritja e një grupi pune për hartimin e Statutit të ri të Partisë Socialiste.
Takimi i sotëm erdhi pas mbledhjes së djeshme të asamblesë, ku kreu i qeverisë njoftoi 9 ndryshime në qeveri, 7 prej të cilave në nivel ministrash.
Kryeministri Edi Rama shkarkoi në Asamblenë Kombëtare të PS ministrat që kanë mbi 5 vite në qeveri si Lindita Nikolla, Arben Ahmetaj, Ditmir Bushati, Mirela Kumbaro, Damian Gjiknuri, Niko Peleshi dhe Sonila Qato.
Gjithashtu, ndryshimet kanë prekur edhe postin e zv/kryeministrit, ku u largua Senida Mesi dhe në vend të saj u emërua Erion Braçe.