Pas dështimit të organizimit të Kupës së Botës U-20 në Indonezi, tashmë një tjetër shtet ka dështuar të përgatitet për një event të madh futbollistik. Bëhet fjalë për Perunë, i cili deri dje ishte vendi organizator i Kupës së Botës për moshat U-17 dhe tashmë FIFA ka vendosur t’i heqë të drejtën peruanëve për organizimin e eventit.

Kompeticioni pritej të zhvillohej në mes datave 10 nëntor-2 dhjetor dhe tashmë organi më i lartë i futbollit në botë duhet të përcaktojë një vend të ri pritës brenda një afati shumë të shkurtër.

FIFA ka denoncuar “paaftësinë” e Perusë për të respektuar angazhimet e saj në përgatitjen e infrastrukturës thelbësore për suksesin e ngjarjes, me Perunë që po kalon një kohë të vështirë për shkak të turbulencave të rënda politike të viteve të fundit. Në veçanti, muajt e fundit ka pasur përplasje të shumta të lidhura me një tentativë për grusht shteti nga ish-presidenti, i cili tashmë është rrëzuar.

Artikulli paraprakRAPORTI TRONDITËS I UNICEF: MBI 500 FËMIJË TË VRARË QË NGA FILLIMI I LUFTËS
Artikulli tjetërGOCE SEDLOSKI TRAJNERI I RI I VLLAZNISË