Pas Kosovës edhe Shqipëria do t’i bashkohet bojkotit për ndarjen e çmimit Nobel, që pritet të mbahet më 10 dhjetor në Stokholm. Shkak i këtij bojkoti është mosdakordësia e dhënies së çmimit Nobel për Letërsinë, shkrimtarit austriak Peter Handke i cili njihet si mbështetës i Sllobodan Millosheviçit.
Lajmi për këtë bojkot është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm, Gent Cakaj.
“Kemi udhëzuar ambasadorin e Shqipërisë në Suedi që të bojkotojë ceremoninë” shkruan Cakaj në twitter.
Dhënia e këtij çmim për shkrimtarin Hanke shkaktoi reagime dhe zemërim të fortë jo vetëm në Shqipëri dhe në Kosovë, por edhe në vende të tjera në Ballkan. Hahnke ka mbështetur haptazi ish-presidentin serb, Sllobodan Millosheviç gjatë luftërave në ish-Jugosllavi në vitet 1990. Ndërkohë me anë të një letre, drejtuar Akademisë së Shkencave në Suedi e quajti akt të rëndë të dhunimit të vlerave njerëzore.
Një ditë më parë Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli bëri me dije se Kosova nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Çmimit Nobel në Stokholm.
“Kosova nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Nobelit në Stokholm këtë vit. Unë konfirmoj se ambasadorja ynë Znj. Shkendije-Geci-Sherifi do të bojkotojë këtë event, shkaku i fituesit kontravers të Çmimit Nobel, Peter Handke, mik dhe mbështetës i politikës së Millosheviqit. Unë gjithashtu pres që edhe Ambasadori i Shqipërisë të veprojë në mënyrë të ngjashme”, shkruante Pacolli.