Kryeministri Edi Rama reagon pasi disa përfaqësues të Kie refuzuan që të merrnin pjesë në darkën e organizuar nga Shqipëria në Strasburg. Një përgjigje e ka pasur edhe për opozitën.

“Disa prej të ftuarve mbrëmë nuk erdhën në darkën e organizuar nga misioni ynë në Strasburg,megjithëse e kishin konfirmuar më parë! Nuk ndjehemi mirë pas fjalimit, ishte arsyeja.E mirëkuptueshme.S’ke si ndjehesh mirë kur dëgjon një histori horrori si sajesa e trafikut të organeve!

Bashkëbisedimi me ndonjërin syresh pas darkës ishte kuptimplotë. U ka rënë si rrufe në qiell të pastër! Do t’u duhet ca kohë për të analizuar faktet, kuptuar madhësinë e frikshme të gabimit të bërë një dekadë më parë dhe adresuar nevojën për korrigjimin e tij me një akt të ri.

Por është e neveritshme, që edhe për një padrejtësi kaq ekstreme dhe për një të drejtë kombëtare kaq legjitime, e kaq përtej politikës së ditës, e djathta jonë e nongratave dhe e rublave, gjen kurajon të kundërvihet e të merret me dokrra”, shkruan Rama.

Artikulli paraprakZHUPA INTERPELANCË ME KUMBARON: DUHET TË KISHTE DHËNË DORËHEQJEN PAS TRAGJEDIVE TË NDODHURA GJATË SEZONIT TURISTIK! NUK KA ASNJË PLAZH TË SIGURT
Artikulli tjetërSTAR KIDS – 13.10.2022