Menjëherë pas kronikës së transmetuar në Star Plus televizion për fshirjen e vijave të bardha si shkak i përdorimit të një boje jo cilësore, bashkia e Shkodrës ka marrë masat për rivijëzimin edhe një herë nga e para e rrugëve kryesore të qytetit. Vijëzimi i akseve rrugore me sinjalistikën përkatëse rrit përgjegjësine e qytetarëve por dhe drejtuesve të mjeteve për respektimin e rregullave të qarkullimit.

Bashkia e Shkodrës javën e kaluar bëri vijëzimin e rrugëve ku shumë prej tyre, u zbehwn, deri në fshirje e plotë të tyre. Pas rivijëzimit nga e para shpresojmë që të jetë përzgjedhur një bojw më cilësore që i reziston më shumë kohës sepse mirëmbajtja dhe rinovimi i sinjalistikës rrugore duhet bërë sipas parametrave profesionale pasi është një nga elementët më të rëndësishëm për disiplinimin e qarkullimit rrugor dhe sigurinë e qytetarëve.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, MASHTRUAN NJË 72-VJEÇAR, NË PRANGA 2 SHTETAS
Artikulli tjetërMBYTI TË ATIN, POLICIA ARRESTON AUTORIN E NGJARJES SË RËNDË