Ina Nuka, efektivja e repartit të “Shqiponjave” që mbeti e plagosur në protestën e banorëve të “Astirit” përpara Kuvendit në 22 nëntor, pas kurimit në Turqi ka mbërritur mbrëmjen e sotme në aeroportin e Rinasit
Ate e prisnin në aeroport familjarë dhe të afërm. Fjalët e para të Inës përpara mediave ishin se ajo nuk do tërhiqet nga policia pasi kjo ka qenë ëndrra e saj.
Kjo është e pamundur. Unë jam shumë privuar nga shumë gjëra të tjera për të qenë në polici. Kjo s’më pengon aspak, madje më jep shumë forcë.
Ina flet edhe për vështirësitë që kaloi pas dëmtimit të rëndë në dy gishta gjatë protestës ku 17-vjeçari Daniel Drobaj hodhi një kapsollë në drejtim të saj. “Në fillim kisha vështirësi. Dhimbjet ishin maft të mëdha”.
Ina Nuka u shtrua fillimisht në spitalin e Traumës në kryeqytet iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale urgjente.
Por me mbështetjen e kryeministrit, Ina u nis drejt Ankarasë, në një spital të specializuar ku u bë i mundur rekuperimi i dy gishtërinjve të dëmtuar rëndë nga kapsolla e hedhur nga i riu.