Kreu i opozitës, Lulzim Basha reagoi në takimin me të rinjtë në Vlorë për lirimin e vogëlushit Alvin Berisha nga kampi Al-Hol, në Siri.

Basha falenderoi autoritetet italiane, por tha se tragjedia nuk ka mbaruar ende pasi ka dhjetëra fëmijë që janë ende në kampe.

Për këtë, i bëri thirrje partnerëve që të bëjnë gjithçka për të nxjerrë fëmijët nga kampet e tmerrshme.

Basha: Dua të shpreh dicka personale dhe si prind për lajmin e mirë që morëm për Alvinin. Është një dramë që na ka mbajtur mbërthyer.

Është drama e një djaloshi, e një djali të shkëputur nga gjiri i familjes dhe dua të falenderoj nga zemra të gjithë ata, në vecanti autoritetet italiane dhe kryqin e kuq italian që bënë të mundur që tani ai të jetë i sigurt dhe them që kjo tragjedi nuk ka mbaruar. Kemi dhjetëra fëmijë të tjerë në këto kampe.

Misioni vazhdon dhe i bëj thirrje të gjithëve, në vecanti partnerëve që na kanë ndihmuar, partnerëve italianë dhe të tjerë të bëjmë gjithcka për të nxjerrë këta fëmijë nga këto kampe të tmerrshme.

Artikulli paraprak551 TË PLAGOSUR DHE 4 TË VDEKUR: BILANC TRAGJIK AKSIDENTESH NË TETOR
Artikulli tjetërREFUZIMI I METES, KED: DORËZIMI I DOKUMENTEVE SIPAS RADHËS QË DIKTON KUSHTETUTA