Pas Londrës, kryeministri Edi Rama shtyn edhe takimin e Mynihut me diasporën shqiptare. Takimi ishte planifikuar në datë 9 qershor.

Shkak për shtyrjen janë zgjedhjet për Parlamentin Europian, të dielën e ardhshme.

Burime bëjnë të ditur gjithashtu se takimi i Ramës me shqiptarët e Gjermanisë do të zhvillohet gjatë muajit shtator.

Më herët u raportua se kryeministri nuk do të udhëtojë drejt Londrës të dielën e 2 qershorit.

Takimi me diasporën shqiptare në Britaninë e Madhe do të zhvillohet pas zgjedhjeve parlamentare të 4 korrikut në Britaninë e Madhe.

Kryeministri Edi Rama ka nisur një tur takimesh me diasporën shqiptare. Rama i nisi më 12 maj në Athinë takimet me emigrantët shqiptarë përmes një tubimi në stadiumin “Galatsi” ku morën pjesë mbi bashkatdhetarë.

Ndërsa më 26 maj, Rama u takua me shqiptarët në Itali, në pallatin e sportit në ‘Busto Arsizio’ afër qytetit të Milanos, ku morën pjesë mijëra emigrantë që jetojnë dhe punojnë në Itali.

Artikulli paraprakTHRILLER NË GREQI/ NJË I MOSHUAR GJENDET I DJEGUR NË OBORRIN E SHTËPISË, TRONDIT I BIRI: I VURA FLAKËN SEPSE…
Artikulli tjetërHISTORIKU/ SOT 1 QERSHORI, DITA KUR FËMIJËT GËZOJNË NË TË GJITHË BOTËN