Atletja shqiptare Luiza Gega bëri një performancë të shkëlqyer në 3 mijë metra me pengesa duke u shpallur kampione Europe, e duke emocionuar çdo shqiptar. Por Gega, nuk ishte e vetmja shqiptare që fitoi në finalet e Kampionatit europian të atletikës.

Kampione e Europës u shpall edhe Elina Tzengko, (Cenko) e lindur në Greqi nga prindër shqiptarë nga Korça, që dominoi garën e hedhjes së shtizës me hedhjen 65 metra e 81 centimetra në Mynih, duke fituar medaljen e artë.

Vetëm 20 vjeç, Elina ka lindur në afërsi të Kalkidikisë, dhe cilësohet si ylli i disiplinës botërore. Në vitin 2018, Elina mori nënshtetësinë grekë, vendi ku është rritur dhe stërvitur në këtë sport, duke i dhënë vendit fqinj një tjetër protagoniste shqiptare. Tashmë i ka sjellë medalje me shumë vlerë Greqisë e shumë të tjera priten prej saj në të ardhmen.

Artikulli paraprakRESHJE E VRANËSIRA GJATË PASDITES, PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT
Artikulli tjetërFUTET ME MAKINË NË KOPSHTIN E RESTORANTIT, 8 TË PLAGOSUR NË AUSTRI