Pas Matteo Renzit në Itali, një tjetër kryeminister ka njoftuar se do të japë dorëheqjen.

John Key tha se do të japë dorëheqjen si kyreministër i Zelandës së Re pas tetë vitesh punë, duke pretenduar se ky largim është për arsye familjare. Duke e quajtur dorëheqjen vendimin më të vështirë që ka bërë ndonjëherë, Key tha se ka bërë gjithcka që ka mundur dhe se nuk di çfarë të bëjë tjetër. Ai tha se nuk do të kërkoj një mandat të katërt në zgjedhjet e 2017. Zëvendëskryeministri Bill English me shumë mundësi do të jetë kryeministri i përkohshëm i Zelandës së Re. John Key njihet si një ndër liderët më popullorë të Zelandës së Re.

Artikulli paraprakITALI – MATTEO RENZI HUMB REFERENDUMIN, JEP DORËHEQJEN
Artikulli tjetërVRITET ME SNAJPER KRYETARJA E BASHKISË DHE DY GAZETARE NË FINLANDË