GJKKO ka marrë sot vendimin sa i përket masës së sigurisë për ish kreun e bashkisë Durrës, Vangjush Dako. Gjykata e Posaçme ka vendosur lënien e tij në burg, duke vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”. Dako akuzohet se ka shkelur detyrën për një pallat 11 katësh, që ka ndërtuar shtesë pa leje si dhe për një tender për rërën në plazhin e Currilave, ndërsa ndaj tij zyrtarisht rëndojnë akuzat për ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Falsifikim dokumentesh’.

Ish-kryebashkiaku kërkoi lirim përmes garancisë pasurore. Dako, i shpallur non-rata nga SHBA, i ka kundërshtuar akuzat përmes avokatit të tij.

SPAK në kuadër të hetimit të bërë mbi bazën e një kallëzimi të disa banorëve të një pallati të shembur nga tërmeti i 2019-ës, ka lëshuar 7 urdhër-arreste.

Artikulli paraprakISMAIL KADARE NDEROHET ME URDHRIN ‘HASAN PRISHTINA’ NË KOSOVË
Artikulli tjetërUNICEF: 300 FËMIJË TË BLLOKUAR U SHPËTUAN NGA JETIMORJA SUDANEZE!