Pas një telefonatë të marrë në Sallën Operative me datë 20.02.2016, në orën 23:30, nga shtetasi A. Q. banues në Fushë Arrës, Pukë, se në hyrje të qytetit Fushë Arrës, shtetasi E. D. 30 vjeç, banues në Fushë Arrës, Pukë ka qëlluar me armë zjarri tip “Pistoletë” në drejtim të tij, por pa i shkaktuar dëmtime.
Menjëherë shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër kanë shkuar në vendngjarje. Në vendngjarje është gjetur një fishek. Shërbimet Policore janë vënë në gadishmëri për gjetjen dhe kapjen e shtetasit E. D. Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet dhe po punohet për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes. Në përfundim të veprimeve do t’ju dërgojmë informacion të plotë.